Iran,112 viktima të reja nga COVID-19

Me 112 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.249, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 2.115 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 369.911.

Lari shtoi se 3.811 nga të prekurit me COVID-19 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 318.270.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 3.161.894 teste për COVID-19.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button