Gjashtë bombardues B-52 të SHBA-së do të fluturojnë mbi Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së sotme, SHBA do ta tregojë përkushtimin e saj ndaj NATO-s, me fluturimin e gjashtë bombarduesve B-52, të shoqëruar nga avionë tjerë ushtarakë, mbi 30 vendet anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe mbi Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Këtë e kumtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet profilit të tij në Tuiter.

“SHBA do ta tregojë përkushtimin e saj të fuqishëm ndaj NATO-s me gjashtë bombardues B-52, të cilat  do të fluturojnë mbi 30 vendet anëtare. Ato do të shqërohen nga dhjetëra avionë të Aleancës. Duke punuar bashkë, përkushtohemi ndaj misionit tonë bazik: Paralajmërim të agresionit, parandalim dhe mbrojtje të paqes”, shkruajti Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button