fbpx

SHGM dhe Këshilli i Etikës në Media për parashtresat ndërmjet Agjencisë për film dhe disa prej mediave dhe gazetarëve

SHGM përmes n​jë kumtese u deklarua për parashtresën e gazetares Ana Vasilevska për artikujt e botuar në fund të korrikut 2020 në portalet mkd.mk dhe sdk.mk në lidhje me Agjencinë për film dhe vendimin e Komisionit Antikorrupsion për të vepruar brenda kompetencave të tij.

Vasilevska ka reaguar për përmendjen e emrit të saj në ato tekste pa u kontaktuar si palë e dytë dhe pa e publikuar përgënjeshtrimin, për çka ajo vlerëson se e ka dëmtuar reputacionin e saj profesional.

Përkatësisht, në tekstet e përmendura, për Vasilevskën thuhet se ka konflikt interesi si anëtar i Këshillit të agjencisë për film dhe njëkohësisht recensues. Parashtresat shoqërohen me raport nga inspektimi i cili mohon pretendimet për konflikt interesi. Në bazë të provave të paraqitura, Këshilli i Nderit është i mendimit se ekziston një shkelje e Kodit SHGM në nenet 1 dhe 3, me të cilat kërkohet kontroll të informacionit dhe përpjekja e gazetarit për publikimin e përgënjeshtrimit”, thuhet në kumtesën e SHGM.

Ata konfirmojnë që mediat e kanë publikuar qëndrimin e drejtorit të Agjencisë Tozija, por nuk kërkuan qëndrimin e Vasilevskës, emri i së cilës përmendet në tekste.

“Këshilli i Nderit u rekomandon kolegëve gazetarë që, pavarësisht nëse janë anëtarë të SHGM-së, në artikujt e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për konflikte interesi ose informacione që lidhen me financat, të përdorin terma të saktë, sepse në këtë rast nuk bëhet fjalë për konflikt të interesave, por e mbivendosje, ose në rastin e fundit papajtueshmëri e angazhimeve të një subjekti nga marrëveshja obligative”, thuhet në kumtesën e SHGM.

Këshilli i Nderit i SHGM i rekomandon Ana Vasilevskës që të dërgojë një refuzim personal në portalet e treguara, sepse Kodi përcakton këtë detyrim për mediat.

Ndërkohë, Këshilli i Etikës në mediat e Maqedonis (KEMM) informoi se Komisioni për ankesa në seancën e mbajtur më 18 gusht, në bazë të ankesës së pranuar nga Agjencia për film, e ka refuzuar atë si të pabazuar.

Internet portali “Sakam da kazahm” (Dua të them), me tekstin e titulluar “Antikorrupsioni kërkon që qeveria të shkarkojë drejtorin Tozija për pagesa të paligjshme të projekteve pa garanci bankare dhe konflikt interesi në Agjencinë e Filmit, “nuk ka shkelur standardet etike dhe profesionale”, thonë nga KEMM.

SHGM para pak kohësh ka reaguar se Agjencia për film ka komunikim të papërshtatshëm dhe lan hesape publikisht me onlajn median sdk.mk, mkd.mk dhe radiomof.mk.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close