Katër viktima si pasojë e uraganit Laura

Katër persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale janë shkaktuar në Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura goditi vendin.

Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte “pësuar një dëm të madh”, dhe jetërat e mijëra banorëve janë “kthyer përmbys”.

Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit, transmeton REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani.

“Doli që ne patëm pak fat”, tha Trump, duke shtuar se “uragani ishte shumë i fuqishëm, por kaloi shpejt”.

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button