Australi, 3 persona kanë ndërruar jetë nga stuhia

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka goditur qytetin Melbourne të Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftuan se stuhia me shpejtësi prej 158 kilometra në orë ka shkaktuar vdekjen e 3 personave, përfshirë një fëmijë 4-vjeç ndërsa është plagosur një person tjetër.

Kryeministri i shtetit federal Victoria Daniel Andrews tha se për shkak të stuhisë 56.000 shtëpi në Melbourne kanë mbetur pa energji elektrike duke shtuar se kufizimet që zbatohen në rajon për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të lehtësohen për arsye të dhënies së ndihmave.

Ndërkohë njësitë e emergjencës njoftuan se kanë marrë mbi 1.700 thirrje për “ndihmë” gjatë stuhisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button