RMV, më pak lindje, ndërsa më shumë vdekje në tremujorin e dytë

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 6,5% dhe është 4 596, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje prej 3.0% ka edhe te numri i personave të vdekur. Në tremujorin e dytë kanë vdekur 5 064, ndërsa prej tyre 51 janë foshnja.

Rritja natyrore është -468, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur, transmeton MIA.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të këtij viti është ulur për 66.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 dhe është 1 147 martesa.

Në tremujorin e dytë, sipas evidencës statistikore janë divorcuar 181 çifte. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button