fbpx

VIKTIMAT E PAPËRGJEGJSHME

Maqedonia e Veriut kaloi një proces fundamental (themelor) dhe të patjetërsueshëm, thuajse, me sukses – atë të menaxhimit të procesit zgjedhor.

Krijimi i qeverisë 2020-2024, në rrafshin ndërkombëtar përbën një hap para, por jo aq sa do duhej, si element konstituiv dhe konstruktiv drejt zgjidhjeve të problemeve kolektive në vend. Nepsi i tepruar karrigeve dhe posteve, më ngjason me kacafytjen e adoleshentëve ‘dhëmb për dhëmb’ për t’u ulur në bankën e parë; disi e pahijshme dhe brutale në syrin e opinionit.

Meritokracia dhe vlerat profesionale të individit aq shumë u degjeneruan para procesit zgjedhor, sa pas tyre u kalua në një fazë edhe më të egër, tek viktimizimi dhe papërgjegjshmëria për punën dhe të arriturat e atij institucioni, edhe ashtu – fasadë.

Në të vërtetë, ajo që më ka penguar që moti është qasja e funksionarëve maqedonas kundrejt institucioneve ende s’ka ndryshuar. A do duhet ta ndryshojnë? S’do mend se po. Ata, përveç se duhej ta kuptonin këtë sjellje me ne si të barabartë, gjithashtu duhet të aplikojnë metodologji të re të punës, që prej marrjes së mandatit e deri në fund të tij. Këtë do t’ia adresoja zhballansimit dhe diskriminimit në sistemin ekonomik, meqenëse ‘ata’ e zotërojnë.

Unë jam i interesuar të di brenda kuartalit të parë, sa mjete financiare janë destinuar për investimet kapitale për vendbanimet shqiptare, nëse po; si do të menaxhohet situata pandemike – ekonomike në periudhën dhjetor- janar; si qëndrojmë me deficitin buxhetor; a do të mund t’i përballojmë huamarrjeve të reja nga faktori ndërkombëtar; sa është totali i kredive të marra në raport me 10 vjecarin e fundit; si do ta shlyejmë atë, dhe me çfarë distancë kohore; cilat do të jenë kostot që qytetarët janë të obliguar t’i paguajnë shtetit për normalizimin e këtyre raporteve, dhe në fund; a duhet të fillojë shteti t’i qaset punëve me më shumë seriozitet dhe përkushtim ndaj afaristëve shqiptar, si partner dhe liderë të barabartë duke u ballafaquar (sy më sy) në marrëdhënie kolegiale e jo pozita diskriminimi.

Shpresoj që pas 30 viteve, pala maqedonase të ketë mësuar leksionet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close