Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”

Mevludin Aliti është njeriu që nuk mund të marrë ftesë nga institucionet për bisedë. Ai është pronari i parcelës në të cilin po ndërtohet ndërtimi i paligjshëm. Por, IRL zbulon se ngjarja e jashtëzakonshme e krijimit të përbindëshit të betonit përpara qendrës tregtare Mavrovasja fillon shumë më herët se prerja e paligjshme e drunjve dhe zjarri në kafenenë “Fontana” kur ky njeri arriti të legalizojë një objekt të përkohshëm 8 muaj më parë, transmeton IRL, përcjell Portalb.mk.

Prerja

Në fund të marsit të këtij viti, Mevludin Aliti do të parkojë makinën e tij përballë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, do të nxjerrë një sharrë dhe e pren blinin e vjetër që krijonte hije në tarracën e lokalit të njohur “Fontana”. Ishte kah muzgu dhe përveç policisë dhe gazetarëve, në atë kohë pothuajse nuk ka njerëz në qytet. Në kohë të karantinës së rreptë.

Kryesi i veprës do të bëhet i njohur tre ditë pasi Inspektori Komunal i Qytetit të Shkupit do t’i kërkojë policisë së Shkupit që t’i japë asaj pamjet e kamerës në bulevard. Mevludin Aliti me adresë në Çair është njeriu, identiteti i të cilit do të zbulohet nga regjistrimet e kamerave të sigurisë.

Sipas esnafëve në qendrën tregtare, Aliti jeton në Hasanbeg, e jo në Çair. Sipas letrës së Qytetit të Shkupit për IRL, ata gjithashtu kishin problem t’i dorëzonin dënimin për kryesin e veprës për shkak se ftesa e tyre ishte kthye nga adresa që policia e mban si vendbanim të përhershëm të Alitit.

Ndezja

Kafeja “Fontana” në qendrën Mavrovasja u djeg. Natën pas zjarrit, më 1 maj, ky lajm do të bëhet i ditur nga policia. Zjarri nuk dëmtoi dyqanet përreth, por ishte aq i fortë sa u shua nga 20 zjarrfikës për disa orë. Pronari i kafenesë “Fontana” është i njëjti njeri që e ka prerë edhe drurin – Mevludin Aliti.

“Është shumë herët për të bërë komente, do të ketë një hetim”, ishte përgjigja e shkurtër e Ministrit Naqe Çulev gazetares së TV Alsat, e cila do të pyesë se si ka ndodhur zjarri në mes të karantinës së rreptë.

Mediat raportojnë në detaje rreth zjarrit, ndërsa ky rast do të marrë edhe më shumë vëmendje pasi të zbulohet gjetja e parë e inspektimit një ditë më vonë. Zjarri kishte ndodhur për shkak të kontaktit të shkurtë të kompjuterit dhe arkës fiskale.

Por nuk është ky fundi i këtij rasti. Tre javë pas zjarrit, shtylla të mëdha betoni shfaqen në vendin e kafenesë së djegur.

Ndërtimi

Mediat raportojnë se një ndërtesë e madhe betoni po ndërtohet në vendin e kafenesë së vjetër “Fontana”. Kompetentë për të hetuar atë që po ndërtohet para qendrës tregtare Mavrovka janë inspektorët e ndërtimit të komunës së Çairit. Në ditët e para pas fillimit të ndërtimit, njeriu i parë i komunës, kryetari i komunës Visar Ganiu, pretendon se nuk po ndërtohet asnjë ndërtesë, por pronari i lokalit po rinovon restorantin e tij dhe ai ka një leje për këtë.

“Ju siguroj që nuk do të ndërtojë objekt, kafeneja do të jetë ashtu siç ishte. Inspektorët tanë ishin në terren dhe po veprohet sipas rrethanave”,  ke thënë kryetari Ganiu për portalin “Sakamdakazam.mk”.

Ndërtimi i objektit nuk ndalet, ndërsa mediat dhe qytetarët janë më të zëshëm se nuk guxon të lejohet ndërtimi i objektit në atë vend. Pas kësaj, në terren do të dalin inspektorët e Qytetit të Shkupit, por kompetenca e tyre janë tarracat, jo ndërtesat pa leje. Sipas dokumenteve të inspektimit të marra nga IRL, Qyteti e kas njoftuar menjëherë Komunën e Çairit, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit dhe Këshillin e Inspektimit.

Në zbardhjen e këtij rasti përfshihet edhe policia. Dhe derisa të gjithë e kërkojnë ndërtuesin anonim, ndërtimi i shtyllave arrin deri në dy kate. Në mesin e gushtit, ndërtimi do të ndalet pasi narracioni i ri i institucioneve është se ata nuk mund ta gjejnë ndërtuesin.

Dy muaj, institucionet janë në kërkim të investitorit të konstruksionit, i cili është treguar si anonim në pothuajse të gjitha raportet e mediave. Duket se askush nuk dëshiron të kundërshtojë ndërtuesin. Por gjithashtu që të gjithë e dinë se kush është, por askush nuk do ta thotë i pari. Të paktën jo deri sa i dyshuari të marrë postën.

Kërkimi i Mevludin Alitit

Në lokacionin aktual ku po ndërtohet objekti i paligjshëm, një person e zotëron edhe kompaninë që administron me kafenenë “Fontana” – NT me aktivitet hotelerik bufe AM Fontana Aliti Bajram Mevludin -Shkup dhe lista e pronësisë për objektin. Ndërtesa ku ndodhej kafeneja “Fontana” mori një listë pronësie pak më shumë se gjysmë viti më parë pasi Mevludin Aliti ka aplikuar për legalizim.

Kafeneja “Fontana”, e hapur në vitin 1998 në kadastër, ka qenë e evidentuar si objekt i përkohshëm sepse ndodhet në një hapësirë publike. Në pesë vitet e fundit, kafeneja ka ndryshuar në madhësi dhe është zgjeruar nga një tarracë verore në shkallët. Sidoqoftë, sipas dokumenteve publike, komuna e Çairit e ka miratuar kërkesën për legalizimin e objektit të përkohshëm në dhjetor 2019.

Të gjitha institucionet i dërgojnë Mevludin Alitit ftesë për bisedë rreth informacionit në lidhje me ndërtimin në parcelën e tij duke e përdorur adresën në Çair. Komuna e Çairit thotë se pa prova kush është investitori i vërtetë, gjithçka që ata mund të bëjnë është të shkojnë në vendin ku po ndërtohet për të dorëzuar një vendim për inspektim për prishjen e ndërtesës pa leje, por ata thonë se nuk kishte njeri që të pranoj vendimin. Inspektorët kanë shkuar disa herë, por kanë thënë se kanë nuk gjetën askënd aty. Nga komuna thonë se ata kanë kontaktuar me pronarin e “Fontana”, por ai u ka thënë se ai nuk e ndërton objektin e ri, kështu që vendimi për prishjen i adresohet një kryesi të panjohur. Ndërkohë, komuna e Çairit është ende në pritje të përfundimit të tenderit të dytë për një kompani prishjeje, në mënyrë që ata të largojnë ndërtimet e paligjshme te Mavrovasja.

Investitori i zhytur në mendime

IRL foli përmes telefonit me pronarin e ish-lokalit “Fontana” Mevludin Aliti, i cili gjithashtu mban listën e pronësisë për objektin.

“Nuk dua të flas për këtë” u shndërrua shpejt në “Gabim jeni”, që në fund të na mbyllë telefonin duke pohuar se nuk është në Maqedoni dhe nuk mund të flasë.

“Por në një prononcim për “Alfa TV” më 2 korrik të këtij viti, Aliti nga sheshi i ndërtimit, ndërsa mjeshtrit ishin ende duke punuar, ka thënë që do të ndërtohej objekt njësoj si i mëparshmi, vetëm shtyllat e betonit do të ishin më të trasha. Ai pohon se ka leje për rindërtimin e objektit.

Policia financiare hapi rast

Lënda nga policia është dorëzuar në Prokurorinë Publike nga policia, e prej andej kërkojnë që Policia Financiare të përfshihet në hetim.

“Kemi hapur një hetim financiar për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast. “Nuk do ta lë këtë çështje derisa ta zgjidhim”, ka thënë për IRL drejtori i policisë financiare Arafat Muaremi.

Sipas informacioneve nga autoritetet hetuese, dy kompani janë angazhuar nga investitori për të ndërtuar ndërtesën afër qendrës Mavrovasja. Këto janë ndërmarrjet e ndërtimit “Antika Vision” dhe “Erman Ink Dooel”, të dyja nga Saraji.

IRL kontaktoi Antika Vizion, ndërsa Erman Ink nuk ka fare të regjistruar kontakt.

“Kompania jonë nuk e ndërton objektin te Mavrovasja. Nuk kemi asnjë lidhje me atë objekt,” u përgjigjën nga kompania.

Dhjetëra foto nga sheshi i ndërtimit te Mavrovasja mund të shihen në rrjetet sociale, ku personat që kanë punuar në ndërtim e kanë etiketuar në postime kompaninë Antika Vision.

Derisa nuk përfundon komuna e Çairit, Inspektorati shtetëror i ndërtimit nuk mund të fillojë

Ndërsa duket për të gjithë publikun se çështja e ndërtimeve pa leje afër qendrës Mavrovasja po ngec në vend, Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Planifikim Urban (ISHNPU) beson se komuna e Çairit po e menaxhon mirë çështjen. IRL kontaktoi drejtuesin e departamentit të inspektimit në ndërtim për të pyetur se cilat ishin përgjegjësitë e tyre në këtë rast. Nga atje ata na thanë që ky është objekt me rëndësi lokale dhe për sa kohë që inspektorët komunal po bëjnë një punë të mirë, ISHNPU nuk ka fare kompetenca.

“Ne nuk kemi juridiksion në këtë rast. “Inspektori i komunës është duke e drejtuar rastin dhe për sa kohë që punohet në atë rast, ne nuk mund të ndërmarrim asgjë”, u përgjigjën nga ISHNPU.

Nga atje shtojnë se ISHNPU ka kompetencë për t’ia heq kompetencat e komunës, por për sa kohë që merren aktivitete për heqjen e ndërtimeve pa leje, komuna do të ketë të gjitha kompetencat.

“Mos u merrni me këtë”

Për përgatitjen e kësaj historie, IRL përdori informacione zyrtare dhe dokumente nga Kadastra e Republikës dhe Regjistri Qendror, dokumente dhe konferenca të tjera nga komunat dhe institucionet kompetente, biseduam me të paktën 15 persona nga institucionet dhe persona të tjerë që e njohin investitorin. Askush prej tyre nuk dëshironte të fliste publikisht dhe në detaje rreth këtij rasti nga frika e presionit dhe pasojave për jetën dhe karrierën e tyre. Gazetarët e IRL morën këshilla identike nga të gjithë njerëzit me të cilët folëm: “Mos u merrni me këtë”.

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë
LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button