Putini deklaroi se mund të dërgojë policinë në Bjellorusi nëse është e nevojshme

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka formuar një forcë rezervë të policisë për të ndërhyrë në Bjellorusi nëse është e nevojshme, porse sipas tij ai moment nuk ka ardhur akoma, transmeton OraNews.

Duke folur në TV shtetëror Rus, ai tha se Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko i kishte kërkuar të krijojë një rezervë të caktuar policie dhe ai e ka bërë atë.

“Ne gjithashtu u pajtuam që nuk do të përdoret derisa situata të dalë jashtë kontrollit,” i tha ai Rossiya 1TV.

Putin tha se Rusia e ka detyrim të ndihmojë Bjellorusinë për sigurinë e saj, duke sjellë në vëmendje aleancën e ngushtë të dy vendeve dhe lidhjet e thella kulturore, etnike dhe gjuhësore midis dy kombeve.

Ai tha se forca e re rezervë nuk do të hyjë në Bjellorusi, përveç nëse “elementët ekstremistë që përdorin parulla politike kapërcejnë një kufi të caktuar dhe fillojnë vjedhjet e armatosura, duke i vënë zjarr veturave, shtëpive, bankave, apo përpiqen të të hyjnë në ndërtesat e qeverisë”

Ai shtoi se “në përgjithësi, situata tani po qetësohet”.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki tha që Putin ishte duke përdorur idenë e rivendosjes së kontrollit në Bjellorusi për të fshehur një shkelje armiqësore të ligjit ndërkombëtar.

LEXO: Polonia: Rusia të tërhiqet menjëherë nga planet për ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi

Ai tha se plani duhet të tërhiqet menjëherë.

Rusia dhe Bjellorusia janë anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, të përbërë nga një numër vendesh post-Sovjetike.

Të dy vendet krijuan një bashkim në 1996 që promovoi një integrim më të madh si dhe duke u garantuar qytetarëve të drejtën për të punuar dhe banuar lirshëm në të dy vendet.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskit në protestat që kanë përfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Kremlini është më “neutral” për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian.

“Sipas mendimit tim, sjellja jonë në lidhje me ngjarjet në Bjellorusi është shumë më e rezervuar dhe neutrale se ajo e vendeve të tjera, evropianëve dhe amerikanëve”, tha Putin.

Zgjedhjet e diskutuara të z. Lukashenko të 9 gushtit shkaktuan protesta të mëdha.

Të paktën 13 gazetarë u arrestuan në qendër të kryeqytetit, Minsk, të enjten përpara një proteste të planifikuar të opozitës.

Ministria e brendshme tha se ata ishin dërguar në një stacion policie për kontrollet e identitetit dhe do të liroheshin nëse akreditimi i tyre ishte i saktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button