U publikua Udhëzuesi për hapjen e shkollave në Shqipëri, ja si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues infektohet

Ministria e Arsimit publikon udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Udhëzuesi prej 69 faqesh përmban masat për sigurinë, udhëzime metodologjike si dhe për vlerësimin e nxënësve, transmeton OraNews.

Ministrja Besa Shahini  thotë se protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19.

“Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet ajo.

Shkollat do të hapin dyert me 14 shtator.

Udhëzuesi i plotë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button