Shkëndija dhe Renova fituan, Shkupi dështoi në garat evropiane

KF Renova nga Tetova arriti të kualifikohet në xhiron e ardhshme për kualifikim në Europa League pas fitores kundër ekipit të Alashkert, derisa Shkupi pësoi disfatë nga Neftchi, ndërsa ekipi i Shkëndijës e fitoi ekipin Sumgayit, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Renoës përmes golit të Nena Miskovskit në minutën e 58-të e siguroi kualifikimin për në xhiron e radhës. Kualifikimin ekipi i Shkëndijës e siguroi përmes golit të Besart Ibrahimit dhe Lupço Dorievit, të cilët shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sonte, ekipi tjetër shqiptar, KF Shkupi u mposht me rezultat 2-1. Gjithë golat e ndeshjet u realizuan në pjesën e dytë të takimit. Gjatë ndeshjes, futbollisti i Shkupit, Oumar u ndëshkua me karton të kuq.

Ndryshe, KF Vardar përkundër se është kampion i Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2019/2020, ajo nuk do të mundet të shfrytëzojë të drejtën e përfaqësimit të vendit në UEFA Ligën e Kampionëve, për shkak se i mungon licenca për ndeshje në UEFA. Prandaj Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut kishte raportuar se vendi në garat evropiane do të përfaqësohet nga: KF Sileks, KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button