Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë

Në një mbledhje ku ka qenë prezent ministri i Arsimit, ai i Shëndetësisë, kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës, këshillit të prindërve, është marrë vendim që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Sindikatës së Arsimit që të shtyhet ky proces për shkak se shkollat nuk kanë arritur të përgatiten.

Në dakordim theksohet se fillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator do të vijojë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e mësimit, Master Planit të MASH-së dhe Udhëzuesve përkatës të miratuar nga Qeveria.

Sipas vendimit, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit: distanca, bartja e maskës dhe pastërtia.

“Po ashtu kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë”, theksohet tutje në këtë vendim, raporton KOHA.

Po ashtu është arritur pajtimi që deri më 14 shtator, deri në fillim të vitit shkollor, do të punohet për:

Krijimin e një procesi dhe mekanizmi për certifikimin e shkollave si shkolla të gatshme për zhvillim të mësimit në kushte të pandemisë;

Testimin e një mostre të mësimdhënësve dhe menaxhmentit të institucioneve edukative e arsimore;

Deklarimi i prindërve, DKA-ve dhe Task-Forcave për respektimin dhe zbatimin strikt të udhëzimeve të MSH-së/IKSHPK-së;

Finalizimi i përgatitjeve fizike, sanitare dhe njerëzore nëpër të gjitha institucionet edukative e arsimore në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button