RMV, Nxënësit do të heqin maskat nga fytyrë vetëm kur hanë; do të presin në radhë për në tualet, nuk do të ketë mbledhje të prindërve

Personeli i shkollës dhe nxënësit pas hyrjes në shkollë dhe gjatë qëndrimit në shkollë duhet të zbatojnë masën për distancën fizike prej të paktën 1.5 metrash dhe të mbajnë maskë mbrojtëse / mbulesë për fytyrën, përveç kur ndodhen jashtë në oborrin e shkollës duke ruajtur distancën e rekomanduar. Kur hyjnë në shkollë, punonjësit duhet të dezinfektojnë këpucët dhe duart. Të gjithë punonjësve iu matet temperatura e trupit para se të hyjnë në shkollë dhe në rast se kanë temperaturë të lartë (mbi 37 °) punonjësi duhet të kontaktojë mjekun amë.

“Prindi / kujdestari e ka për detyrë, çdo ditë para se të niset për në shkollë, t’ia matë temperaturën e trupit të fëmijës, dhe në rast se ka rritje të temperaturës së trupit (mbi 37 °) fëmijën nuk duhet ta sjellin në shkollë, por të kontaktojnë në telefon kujdestarit / mësimdhënësit të klasës. “Fëmijët me shenja të sëmundjeve të tjera infektive gjithashtu nuk guxojnë të vijnë në shkollë”, thuhet në protokoll.

Mësimi në klasë do të realizohet me maksimum 20 nxënës në klasë duke siguruar distancë fizike prej 1.5 metrash ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve dhe nxënësve. Dita e parë e mësimit fillon me udhëzime për nxënësit për atë si duhet të sillen dhe në mënyrë rregullt dhe të sigurt, të ruajnë distancën fizike, higjienën e duarve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, por edhe shëndetin e nxënësve të tjerë dhe stafit të shkollës.

Cilat janë rregullat e tjera që duhet të ndiqen në shkollë?

  • Ndalohen përshëndetjet me kontakt fizik për stafin e shkollës dhe mes nxënësve.
  • Gjatë orëve të mësimit dhe pushimeve, kujdestari / mësuesi klasës duhet të jetë i pranishëm me nxënësit dhe të kujdeset për respektimin e distancës fizike midis nxënësve.
  • Shkëmbimi i informacionit dhe takimeve të punës në shkollë duhet të bëhen me anë të lidhjes për video konferencë.
  • Sipërfaqet dhe objektet që janë më shpesh të ekspozuara ndaj prekjes nga stafi i shkollës dhe nxënësit të dezinfektohen në fillim dhe në fund të çdo ndërrimi, dhe të paktën dy herë në ditë. Shkolla përgatit një listë të të gjitha zonave që duhen pastruar rregullisht.
  • Klasat pastrohen para fillimit të orës së mësimit, gjatë pushimit kur nxënësit janë në oborrin e shkollës dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve shkollore, me ujë dhe sapun / detergjent dhe me dezinfektues që vepron ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  • Përdorimi i tualeteve do të organizohet në mënyrë që të lejojë praninë e një numri më të vogël nxënësish dhe respektim të distancës (për shembull, nëse tualeti është më i vogël, nxënësi duhet të presë jashtë tualetit derisa të dalë nxënësi i cili është brenda).
  • Tualetet duhet të jenë funksionale në mënyrë për të mundësuar kushte për larje më të shpeshta të duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun dhe duhet të pastrohen më shpesh dhe detyrimisht të mbahet evidencë për pastrimin dhe dezinfektimin me mjet që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit, mund në mënyrë alternative të përdoret Hipoklorit natriumi 05% (zbardhues 5% për amvisëri që përdorur në raport 1: 100) ose alkool 70% për dezinfektim të sipërfaqeve të sipërme.
  • Korridoret, shkallët dhe zonat e tjera të përbashkëta pastrohen më shpesh, ndërsa nxënësit mbeten në klasë edhe pasi përfundimit të të gjitha aktiviteteve shkollore.
  • Pastrimi i palestrës, terreneve sportive dhe gardërobave dhe dhoma të tjera ndihmëse bëhet menjëherë pas përdorimit nga secili grup i nxënësve.
  • Shkollat ​​aplikojnë sistem për lëvizjen e njëanshme të nxënësve nëpër ambiente dhe kufizim të numrit të njerëzve që njëkohësisht janë të pranishëm në gardëroba në të njëjtën kohë dhe hyrje e dalje e kontrolluar garderoba.
  • Dhomat duhet të ventilohen pas çdo ore mësimi, të paktën gjysmë ore para mbërritjes dhe pas largimit të nxënësve.
  • Gjatë mësimit në klasë, nëse kushtet e motit lejojnë, lihet një dritare e hapur. Përdorimi i kondicionerëve dhe ventilimit në klasë (nëse ka) duhet të shmanget.
  • Drejtori i shkollës fillore duhet të caktojë persona nga stafi të cilët në vende të caktuara do të jenë në rolin e kontrolluesve dhe në të njëjtën kohë do të jenë në gjendje t’u ndihmojnë nxënësve që kanë pyetje dhe kanë nevojë për mbështetje për të kuptuar masat për mbrojtjen e tyre.
  • Nxënësit vijnë dhe shkojnë vetëm në shkollë, të shoqëruar nga një prind / kujdestar / asistent arsimor / personal, me transport të organizuar ose publik. Transportuesit që transportojnë nxënës i respektojnë dhe zbatojnë protokollet për transportit të udhëtarëve.
  • Transferimi i informacionit dhe takimeve me prindërit / kujdestarët bëhet përmes telefonit ose përmes ndonjë onlajn aplikacioni për të cilin do të merren vesh prindërit dhe mësimdhënësit.
  • Nxënësit sjellin me vete vaktin / ushqimin nga shtëpia ose, nëse është e mundur të organizohet, vakti i siguruar nga shkolla duhet të jetë i paketuar në mënyrë përkatëse ose produkt i gatshëm, duke marrë parasysh standardet dhe normat ushqimore për këtë kategori fëmijësh.
  • Nxënësit konsumojnë vaktin në klasë ku e realizojnë mësim dhe vetëm atëherë u lejohet të heqin maskën / mbulesën nga fytyra derisa janë në klasë.
  • Nxënësit i lajnë duart para dhe pas ngrënies, para dhe pas përdorimit të tualetit, para dhe pasi vijnë nga jashtë dhe kur duart e tyre duken të ndyra.
  • Përdorimi i palestrës, bibliotekës dhe dhomave të tjera duhet të jetë nga një grup nxënësish nga e njëjta klasë, në mënyrë që të mos ketë mundësi për përzierje të më shumë nxënësve nga klasa të ndryshme (p.sh. gjatë një ore mësimi, një paralele është në palestër, dhe dy paralele janë jashtë në oborrin e shkollës ose në fushën sportive).
  • Kalimi nëpër zonat e përbashkëta duhet të organizohet në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit e një klasë të kalojnë në të njëjtën kohë, nxënësit dhe mësimdhënësit nga klasa tjetër presin radhën e tyre, duke i udhëzuar nxënësit të mos prekin sipërfaqet ose objektet në hapësirën ku lëvizin. .
  • Duhet të shmanget hyrja e personave tjerë (për shembull, për të pastruar, riparuar ose për të sjellë ushqimin) nëpër klasa derisa nxënësit janë në to, si dhe hyrje e njerëzit të cilët nuk janë të punësuar në shkollë ose fëmijët që nuk janë nxënës në atë shkollë.
  • Dorëzimet për nevojat e shkollave merren nga personat kompetentë, punonjësit e shkollës nga hyrja anësore e shkollës (nëse shkolla ka hyrje të tillë) dhe hyrja kryesore lejohet vetëm për teknikët e shërbimeve dhe shërbimet e tjera, shërbimet e të cilëve janë të domosdoshme (p.sh. zbatimi i masave të parandalimit dhe anti-epidemike siç janë kontrollimi i ujit për konsum, siguria e ushqimit, etj.) me respektimin e detyrueshëm të masës së dezinfektimit të duarve dhe nëse është e nevojshme mbajtja e maskës / mbulesës dhe mbrojtës për këpucë.
  • Nëse një në shkollë paraqitet person me KOVID-19 ose ndonjë person, i cili ka pasur kontakt me person të sëmurë nga KOVID-19, ky person duhet të izolohet në një dhomë të veçantë me mbajtje të detyrueshme të maskës / mbulesës mbrojtëse, ndërsa drejtori duhet të vendosë komunikim me Qendrën për shëndet publik për të marrë udhëzime të mëtejshme. Shkolla paraqet raport mbi aktivitetet e ndërmarra në komunë, ndërsa komuna deri te Ministria së Arsimit dhe Shkencës.
  • Nëse ndonjë nxënës zhvillon simptoma të KOVID-19 derisa është në shkollë, mësimdhënësi / bashkëpunëtori profesional e izolon nxënësin në një dhomë të veçantë me veshjen e detyrueshme të maskës / mbrojtje dhe menjëherë i njofton prindërit / kujdestarët, të cilët duhet ta marrin fëmijën në kohën më të shkurtër të mundshme. me qëllim konsultimi dhe aktivitete të mëtejshme me mjekun amë të nxënësit.
  • Nëse konfirmohet se ndonjë nxënës është i infektuar me KOVID – 19, njoftohet shërbimi epidemiologjik në Qendrën e Shëndetit Publik dhe menjëherë duhet të bëhet anketim me mësimdhënësit dhe nxënësit për të vlerësuar nivelin e rrezikut në bazë të kontakteve që ata kanë pas.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 26 gusht në seancën e 82-të miratoi Protokollin për zhvillimin e mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu Qeveria propozoi që viti i ri shkollor 2020/21 të fillojë nga 1 tetori.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 82-të e miratoi Protokollin për funksionimin e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë Veriore për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021 dhe Protokollin për funksionimin e shkollave të mesme në RMV për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021”, raportojnë nga Qeveria.

Ligji për arsimin fillor, neni 50 sqaron se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”. Pikërisht ky Ligj në lidhje me kohëzgjatjen e orës mësimore, në nenin 51 shkruan: “Ora mësimore zgjat 40 minuta”. Ndryshimet ligjore duhet të votohen në Kuvend.

Ndërkohë, protesta kundër mësimit tërësisht nga distanca është shtyrë për më datë 31 gusht 2020 (e hënë) për shkak të festës së madhe ortodokse të Shën Mërisë, njoftojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme (UNSHM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button