BE nënshkroi marrëveshje për blerjen e vaksinës kundër COVID-19

Bashkimi Evropian (BE) nënshkroi një marrëveshje për blerjen e vaksinës potenciale kundër koronavirusit të ri (COVID-19) me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian (KE) njoftoi se marrëveshja e parë për blerjen e vaksinës kundër COVID-19 u nënshkrua me kompaninë farmaceutike AstraZeneca me qendër në qytetin Cambridge të Britanisë së Madhe.

Vendet anëtare të BE-së mund të blejnë 300 milionë doza nga vaksina që po zhvillohet nga kompania AstraZeneca pasi ajo të testohet se është e sigurtë dhe efektive, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se në marrëveshje përfshihet edhe alternativa për blerjen e 100 milionë dozave shtesë.

Në deklaratë thuhet se po zhvillohen bisedime edhe për marrëveshje të ngjashme me kompanitë si Sanofi-GSK, Johnson & Johnson, CureVac dhe Moderna të cilat zhvillojnë punime për vaksinën.

Vaksina kandidat e emërtuar “ChAdOx1 nCoV-19”, e zhvilluar në bashkëpunim me Oxford Vaccine Group dhe Instituti Jenner, licenca e së cilës u ble nga kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca filloi të testohet tek njerëzit në Brazil në fund të muajit qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button