KH: Mbështetje për aktivistin Blendi Hodai, stop për urrejtjen që i shkatërron jetët e të rinjve

Kërcënimet brutale dhe gjuha e urrejtjes e drejtuar ndaj aktivistit Blendi Hodai janë shembujt më të freskët se shoqëria jonë ka nevojë të përballet prej themelit me këtë fenomen, i cili ka efekte afatgjate shkatërruese në marrëdhëniet ndëretnike dhe kohezionin e përgjithshëm shoqëror, thonë nga Komiteti i Helsinkit (KH), njofton Portalb.mk.

Si organizatë e cila vazhdimisht i ndjekë gjendjet me krimin nga urrejtja, Komiteti i Helsinkit vazhdimisht paralajmëron në korrelacionin mes gjuhës së urrejtjes, e cila me dekada mbahet dhe ushqehet, dhe nga ana tjetër, rastet e dhunës, të cilat për fat të keq, shpesh mbarojnë me pasoja fatale.

Vitet e kaluara, KH ka regjistruar tendencë shqetësuese në rritjen e veprave nga urrejtja në vend, gjatë së cilës pjesa më e madhe e viktimave dhe kryerësve të këtyre veprave janë të rinjtë. Sipas tyre, baza më e shpeshtë për dhunë mes të rinjve është përkatësia etnike.

“Në rastin e Blendi Hodait, i cili si kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të RMV-së, këto ditë është aktiv në përfaqësimin e kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme rreth mbajtjes së mësimit në vitin e ri shkollor, kërcënimet dhe fyerjet të drejtuara ndaj përkatësisë së tij etnike, dukshëm shfrytëzohen edhe që të zvogëlohet angazhimi i tij civil. Dhe mu për shuarjen dhe shkatërrimin e shumëve jetëve të të rinjve për shkak të urrejtjes ndaj dallimeve, Hodai, por edhe çdo njeri tjetër i cili me vetëdije dhe angazhim merr\ pjesë në jetën publike që ta përmirësojë dhe avancojë, duhet që të marrë mbështetje dhe mbrojtje të gjerë”, thonë nga KH.

Në lidhje me ndryshimet e thella të cilat janë të domosdoshme që të parandalohet trendi negativ i urrejtjes dhe keqbërjes në vend, KH i përsërit përkushtimet e saja për reforma thelbësore në procesin arsimor, kulturë dhe komunikim publik, a para se gjithash në mënyrën që institucionet kompetente (nuk) e trajtojnë gjuhën e urrejtjes dhe pasojat e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button