Pendarovski nga Qeveria e re pret zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur  fjalim në një Uebinar me temën “Problemet gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor  gjatë korona krizës, perspektiva Euroatlantike”, të organizuar nga Asociacioni Alumni në Qendrën Marshall të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Qendrën Marshall  nga Garmish dhe Sektorin për diplomaci publike të NATO-s.

Pendarovski, siç është cituar në kumtesën e Kabinetit të tij, ka theksuar se pandemia e Kovid-19 fundamentalisht e ndryshoi gjithë botën dhe shkaktoi  efekt të madh negativ. E ka potencuar edhe presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, për të cilin ka shtuar “se gjithashtu ishte i madh, por për fat të mirë ne nuk prekëm deri në kufijtë e lartë  të kapacitetit të tij dhe arritëm ta shmangim kolapsin e sistemit kombëtar”.

Presidenti është kthyer në dezinformatat dhe fushatat hibride lidhur me Kovid-19 dhe shfrytëzimin e keqpërdorimin e tyre. Në “oqeanin e lajmeve të këqija”, ka përkujtuar presidenti Pendarovski, lajm i mirë është që u bëmë anëtare e NATO-s në mars, dhe pa dyshim është hap i rëndësishëm strategjik përpara që e bëri Maqedonia e Veriut  në të gjithë historinë e saj post-komuniste.

“Kjo na mundësoi t’i shfrytëzojmë mekanizmat  për koordinim me NATO-n dhe lidhjet  bilaterale zyrtare me vendet tjera-anëtare, me qëllim që më mirë  të përgatitemi për fushatën e dezinformatave e cila ishte përforcuar kur u futëm në periudhën parazgjedhore”, ka theksuar  presidenti, transmeton MIA.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet rajoni, si dhe BE-ja në kushte të korona-krizës ka porositur se rajoni ka nevojë të ketë perspektivë evropiane. Presidenti Pendarovski ka shprehur pritje se këtë vjeshtë do të arrihet përparim në procesin e  inkuadrimit në BE. Sipas paralajmërimeve, këto ditë, duhet të kemi Qeveri të re, nga e cila, ka shtuar  presidenti, pret  zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së në fushat e rëndësishme.

“Parakushti  kryesor për sukses është të mblidhen personat  më të shkathët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose politike. Pres të shoh njerëz me kapacitete të fuqishme proevropiane dhe demokratike, me shënime të pastra antikorruptuese”, ka porositur presidenti Pendarovski.

Ai ka vlerësuar se mungesa e perspektivës së BE-së gjithmonë i nxit agjendat  politike alternative dhe se gjatë pandemisë kemi parë shumë shembuj të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button