Apeli la në fuqi vendimin për sekuestrimin e tyre

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron ndaj 25 pasurive të Ylli Ndroqit.

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaruan se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit ndodhi pasi ky i fundit dyshohet se i ka vendosur pasuritë në fjalë me aktivitet kriminal.

Sipas avokatit të tij, Alban Qafa, Apeli sot ka dhënë thjesht vendimin, por pa e argumentuar atë. Sipas tij, të gjitha dyshimet janë të bazuara në indicie dhe jo në prova. Qafa shtoi se Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i Gjykatës së Milanos i 2006-ës është shfuqizuar në vitin 2010, transmeton Top Channel.

“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo që nuk ka, por as indicia që njeh Ligji i Antimafias. Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar. Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi janë aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996″.

Më herët SPAK njoftoi se pasuritë, kryesisht parcela toke, shoqëri dhe media te të cilat efektivët dorëzuan të maskuar vendimin e Gjykatës, u sekuestruan për dyshimet se Ndroqi ka qenë i përfshirë në çështje droge.

SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi sipas krahasimit të gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998, së bashku me gjashtë shtetas të tjerë si te implikuar në trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë te dhëna, njoftoi SPAK, se edhe në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge në mbyllje të operacionit të koduar “bakllava”. Për këtë theksohet më tej, ai u arrestua në 2015-ën sipas një urdhri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Mes 26 pasurive janë sekuestruar edhe mediat ku Ndroqi zotëron aksione, por SPAK deklaroi se këto aktivitete qe janë në zhvillim nuk do mbyllen, por do administrohen nga administratorë të njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button