Uragani Laura në SHBA, “jashtëzakonisht i rrezikshëm”

Uragani Laura në Gjirin e Meksikës është shndërruar në stuhi të rrezikshme të kategorisë 4 dhe ndodhet në drejtim të shteteve amerikane, Teksas dhe Luiziana.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se epiqendra e stuhisë është disa kilometra larg Portit Artur në Teksas dhe se ajo ka shkaktuar tashmë erëra me fuqi prej 240 kilometrash në orë.

Qendra tha se stuhia është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe parashikoi rritje të nivelit të ujit për më shumë se gjashtë metra.

Laura zbarkoi në orët e vona të së mërkurës, sipas kohës lokale, si uragani më i fuqshëm që godet SHBA-në në disa vite, transmeton REL.

Guvernatorët e Teksasit dhe Luizianës kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 500,000 banorë.

Uragani i fuqishëm masiv që ka goditur zonën, ka qenë Rita, në vitin 2005.

Ajo stuhi ka lënë të vrarë 120 persona dhe ka shkaktuar dëme në vlerë prej 18 miliardë dollarësh.

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.

Marco tashmë është dobësuar në stuhi tropikale, ndërsa Laura ka kaluar shpejt nga kategoria tre në katër.

Laura ka marrë 70 për qind të fuqisë në vetëm 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button