Nigeri, Boko Haram vrau 75 persona brenda një nate

Organizata terroriste Boko Haram vrau 75 persona brenda një nate në verilindje të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, Kryetar i Komitetit të Ushtrisë të Kuvendit të Nigerisë dhe Senator i Bornos Jugore, Ali Ndume, mori pjesë në një program në Maiduguri të shtetit Borno.

Ai në deklaratën e tij tha se organizata terroriste Boko Haram ka vrarë 75 të moshuar në rajonin Gwoza të këtij shteti brenda një nate.

Ndume tha se populli i Gwoza është në rrezik për shkak të sulmeve të Boko Haram.

Ndryshe, që nga viti 2009, afër 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000.

Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button