fbpx

Kundërspin: Milloshoski spinon rreth rastit “I fuqishmi” duke e politizuar çështjen

Antonio Milososki, në thelb, është vetëm një i dyshuar, sepse gjykata kompetente ende nuk e ka pranuar aktakuzën për çështjen “I fuqishmi”. Sidoqoftë, reagimet dhe paraqitjet e Milloshoski dhe VMRO-DPMNE-së për punën e PSP-së në lidhje me zgjidhjen ligjore për marrjen përsipër të të gjitha rasteve të PSP-së nga Prokuroria Publike, tregojnë se janë një spin sepse Milloshoski përpiqet të bindë publikun se bëhet fjalë për “aktakuzë politike”, shkruan Vërtetëmatës.

Pas paraqitjes së aktakuzës në Gjykatën Themelore në Shkup nga ana e Prokurorisë Themelore në Shkup , për lëndën e njohur si “I fuqishmi”, njëri nga të pandehurit e propozuar, deputeti Antonio Milloshoski, dha një deklaratë në të cilën vërehet spin: 

Spin: Prokuroria vazhdon të jetë një mjet për presionin e qeverisë ndaj disidentëve. Çdo kundërshtar i politikës klanore të Zaev që ekspozon aferat e krimit, qoftë gazetar, politikan apo biznesmen, rrezikon të akuzohet pabazë për kanosje, me qëllim që të frikësohet, ndërsa përndjekjet politike shërbejnë si mbulesë prapa së cilës do të fshihen reketimet aktuale, skandalet dhe krimi i organizuar i qeverisë. Por gjithçka do të marrë fund, përfshirë abuzimin politik të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga qeveria e Zaev.

[Burimi: PS – Milososki: Gjithçka do të ketë fundin e saj… , data: 24.08.2020 ]

Kundërspin: Deputeti aktual dhe ish Ministri i Jashtëm, Antonio Milososki nga VMRO – DPMNE, pasi dje u paraqit si i pandehur i tretë në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike e Shkupit në çështjen “I fuqishmi”, në reagimin e tij ndaj zhvillimit të kësaj ngjarje, ai deklaroi se ishte “akuzuar padrejtësisht”, gjegjësisht bëhet fjalë për presioni e ushtruar ndaj tij si deputet, ku Prokuroria ishte vetëm një mjet që funksionon me urdhra politik. Sipas tij, urdhri erdhi nga klani Zaevi, kundërshtari i të cilit ishte pikërisht Milloshoski dhe tani ai për këtë po përndiqet së bashku me 12 persona të tjerë.

Ky pretendim u konfirmua nga partia e tij VMRO-DPMNE, nga e cila u publikua një deklaratë në të cilën partia pretendon se “Antonio Milloshoski është shënjestra e përndjekjes nga Zaev dhe LSDM, vetëm sepse ai është deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe sepse haptazi flet për “Krimet e Zaev, lidhjen e Zaev me prokurorinë dhe gjyqësorin.”

Në deklaratën e Milloshoskit, spini qendron ne atë se ai pa fakte pretendon se kjo është një “akuzë e pabazuar” dhe gjithashtu pa fakte pretendon se është akuzuar sepse ai llogarit veten në radhët e atyre “që ekspozuan punët kriminale të sundimit të klanit Zaev ”. Përkatësisht, kinse bëhet fjalë për “akuzë politike”.

Nga një situatë në të cilën ka gjysmë të vërteta (një kundërshtar politik i cili shpesh flet në publik pa fakte të verifikueshme për krime të supozuara të familjes së Zoran Zaev dhe udhëheqjes së LSDM-së), Milloshoski spinon se këto janë fakte. Por që ato të jenë fakte, ato duhet të dëshmohen si të tilla. Dhe kur bëhet fjalë për faktet, rikujtimi i rrjedhës së këtij rasti tregon se Milloshoski po bëhet kundërshtari më i egër i PSP-së, i Zaevit dhe Ligjit të ri për Prokurorinë Publike që nga momenti kur zbulon se PSP interesohet për të dhe kjo ka ndodhur në vitin 2017.

Çështja  “I fuqishmi” është një hetim i trashëguar nga ish-Prokuroria Speciale Publike, dhe mediat plasuan se mbi këtë hetim ka punuar edhe prokurorja Fatime Fetai. Vetë Fetai në Mars 2018 njoftoi për publikun hetimin për rastin “I fuqishmi” dhe mund të shihen kryesisht të njëjtat gjetje që shprehen në deklaratën e PP-së dorëzuar dje. Edhe një rikujtim, hetimet PSP-së të ndërmarra nga Prokuroria Publike asnjëherë nuk u problematizua nga ekspert, kur versioni i fundit i Ligjit për Prokurorinë Publike, i miratuar në ditën e fundit të mandatit të kaluar parlamentar në shkurt, u diskutua për një vit e më shumë, në shkurt të 2020, por u problematizuan vetëm nga Milloshoski dhe VMRO-DPMNE.

Në fund të procesit të miratimit të ligjit , por edhe vite më parë, Antonio Milloshoski ishte një kundërshtar i ashpër ndaj gjithçkaje që lidhej me PSP-në. Janë të njohura duelet e tij me ish-kreun e kësaj prokurorie, Katica Janeva në hapësirat parlamentare që nga viti 2016, kur Janeva porositi:

Po dëgjoj me kujdes Milloshoskin, ashtu siç e dëgjova me kujdes në “bomba”, sepse zëri i tij shpesh dëgjohet atje.

Por duket se kjo “luftë” u ndez kur Milloshoski zbuloi se ai po hetohej, në Prill të 2017. Ai ishte për një kohë të gjatë pjesë e delegacionit negociator të VMRO-DPMNE-së, i cili zhvilloi bisedime me LSDM-në për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, rreth të cilit, për Milloshoskin dhe VMRO-DPMNE ishte dhe mbetet kalimi i kompetencave të PSP-së nga ana e Prokurorisë Publike:

Ajo që mund të vëreja shkurtimisht në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, përsëri lë një përpjekje ligjore për ekipin e PSP-së, pas së cilës ka mjaftë polemika, për t’u vendosur në një farë mënyre në ekipin e prokurores Vilma Ruskovska e cila padyshim që tani është një zëvendësim i Katica Janevës.

Tani kemi një situatë në të cilën Milloshoski propozohet si i akuzuar (de fakto ai do të konsiderohet i akuzuar në momentin kur dhe nëse gjykata kompetente pranon aktakuzën), në rastin “I fuqishmi”. Aktet për të cilat Prokuroria pretendon se Milloshoski ka kryer nuk janë naive. Nga pjesëmarrja e marrjes së ambienteve komunale me rrugë të paligjshme të përdorura nga Komuna e Plasnicës, duke dëmtuar shtetin dhe Makedonski Brodin me rreth 3 milion denarë ose mbi 48 mijë euro, duke ndikuar që Qeveria e Nikolla Gruevski të mos rishqyrtojë shitjen, përmes dërgimit të policisë dhe ekipeve të inspektimit në “Pucko Petrol”, deri në montimin e një çështje për një gjyqtar nga Kërçova, i cili më pas u hoq nga Gjykata Themelore në Kërçovë, dhe më pas u pushua nga puna si gjyqtar.

Antonio Millososki dhe Prokuroria Publike do të kenë mundësinë të dëshmojnë argumentet e tyre në gjykatë, nëse gjykata pranon aktakuzën. Sidoqoftë, nuk do të ketë diskutime për një “akuzë politike”, por do të diskutohet nëse Milloshoski me të vërtetë ka kryer veprimet që janë përcaktuar deri më tani nga PSP dhe PP. Kjo do të thotë se do të diskutohet për fakte.

Dhe, nga faktet e deritanishme të njohura në lidhje me marrëdhëniet e Milloshoskit me PSP-në dhe pas zhvillimit të çështjes “I fuqishmi” në PSP dhe më pas në Prokurorinë Publike, mund të zbulohet se deklarata e Millososki për akuzën e pabazuar vetëm sepse “ai ishte kundërshtar i klanit Zaev” është spin. Shtrembërim i së vërtetës se PSP-së ka qenë organ politik dhe mjet i LSDM-së, dhe pikërisht rasti që tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit,  ka përfunduar nga PSP në 2017 dhe 2018 dhe duket se është konfirmuar edhe nga PP në Mars 2020..

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close