fbpx

Remenski me regjistrime video do ta kontestojë bastisjen në shtëpinë e saj për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”

Me kërkesë të të pandehurës Frosina Remenski gjykata sot e mbylli për publikun pjesën e seancës të lëndës “Lidhja ndërkombëtare” në të cilën, duhej të tregohet bastisja në shtëpinë e ish deputetes.

Remenski përmes regjistrimeve nga video-mbikëqyrjen në shtëpinë e saj do ta kontestojë bastisjen në rastin për të cilën është paditur për ndihmë të Bojan Jovanovskit-Boki 13 në veprën mashtrim.

“Dorëzuam edhe ne prova për hyrje të paautorizuar në shtëpinë time, ashtu që këtu do t’i përplasim materialet video të cilat do të shohim sa korrespondojnë me atë që është pohimi i Prokurorisë Publike dhe ajo që është pohimi im, se kemi hyrje plotësisht të paautorizuar dhe bastisje në shtëpinë time. Në këtë rast kemi vlerësim jopërkatës për bastisje si përjashtim në një shtëpi e cila është e hapur dhe në të cilën nuk ka rrezik për sulm të armatosur apo rezistencë për të hyrë pa leje dhe prani të pronarëve në shtëpi”, theksoi Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button