Tirana dhe Prishtina thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Mbështesni Listën Shqiptare

Me anë të një postimi në Facebook Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sëbashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i kanë bërë një apel të gjjthë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi, transmeton OraNews.

Zgjedhjet në Mal të Zi do të mbahen me 30 gusht.

Partitë shqiptare në Malin e Zi garojnë me një listë të përbashkët, për të maksimalizuar votat.

Koalicioni është nënshkruar mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button