U mbytën babë e bijë në Durrës, derisa ishin në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një 44-vjeçar i cili  ishte futur në det bashkë me vajzën 9-vjeçare për tu larë është mbytur, transmeton OraNews.

Ndërkohë e mitura ka dalë e gjallë në breg të detit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku ka ndërruar edhe jetë.

“Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,– njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button