Vetëvendosje refuzoi ftesën e Kryeministrit Hoti për të qenë pjesë e takimeve në Washington e Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kryeministrit Avdullah Hoti, për të qenë pjesë e delegacionit në takimin e paraparë në Washington por dhe atë në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur Përparim Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa e cilësojnë Qeverinë Hoti, jolegjitime, njofton Klan Kosova.

 

 

”Në përputhje me qëndrimet tona në raport me këtë qeveri jolegale dhe jolegjitime, për arsyet e lartëpërmendura, por jo vetëm, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button