RMV, Kuvendi e caktoi seancën për votimin e Qeverisë me kryeministër Zoran Zaevin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka raportuar në kalendarin e saj se në Sallën e madhe të shtunën duke filluar në ora 11:00, do të fillojë seanca për votimin e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të nenit 90 paragrafi 2 të Kushtetutës së RMV-së dhe nenit 111 paragrafi 1 dhe 2 nga Rregullorja e Kuvendit, të bashkangjitur Ju paraqesim Propozimin për ekipin e Qeverisë së RMV-së dhe Programin për punë të Qeverisë”, thuhet në propozimin e mandatarit Zoran Zaev drejtuar Kuvendit.

Ndryshe, mandatari dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deri tek Kuvendi dorëzoi propozim qëndrim dhe program për punën e Qeverisë së re.

“Në zgjedhjet më 15 korrik qytetarët në zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike e konfirmuan drejtimin, e thanë qëndrimin e tyre të cilin sot e shndërrojmë në program”, deklaroi Zaev.

Ai tha se Qeveria e re do të jetë stabile, efikase dhe përgjegjëse e cila do t’i garantojë përcaktimet strategjike gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, përballje me koronavirusin, energjinë e re dhe rritje më dinamike ekonomike, si dhe shtet efikas juridik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button