PCR-test të detyrueshëm për qytetarët nga Kosova edhe gjatë kalimit transit në RMV, vendosi Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi propozimin që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë PCR-test negative edhe gjatë kalimit transit nëpër Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë, Qeveria miratoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, sipas së cilës gjithë qytetarët, shtetasit e Kosovës që kalojnë përmes RMV-së, duhet të kenë PCR-test negative jo më të vjetër se 72 orë”, raportojnë nga Qeveria.

Përndryshe, vazhdon të jetë i obligueshëm testi PCR-negativ jo më i vjetër se 72 orët për qytetarët e Kosovës kur futen në RMV, si dhe për qytetarët e RMV-së gjatë hyrjes në Kosovë.

Gjithashtu, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi Protokollin për zhvillimin e mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu Qeveria propozoi që viti i ri shkollor 2020/21 të fillojë nga 1 tetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button