SHBA, trazira pas plagosjes së një qytetari afromerikan të paarmatosur

Në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara trazirat vijuan për të tretën natë me radhë pasi më herët policia plagoi një të ri afromerikan i cili tani raportohet i paralizuar. Të martën në mbrëmje mbi 200 protestues sfiduan urdhrin e ndalim qarkullimit dhe u përleshën me policinë, transmeton OraNews.

Për të qetësuar gjendjen është thirrur në ndihmë edhe Garda Kombëtare, por gjendja vijon të jetë e rëndë.

Mediat vendore raportuan për disa automjete ushtarake që patrullonin rreth ndërtesës së gjykatës dhe qëllonin me gazlotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Shumica e tyre i qëlluan policisë me shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera.

Ndërtesa dhe automjete janë dëmtuar gjatë protestave, ndërsa përleshjet me policinë natën e tretë filluan pak pasi guvernatori i Wisconsin, Tony Evers, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërcënoi të dislokojë më shumë trupa të Gradës Kombëtare në përpjekje për të vendosur rregullin në qytet.

E ëma e tij Julia Jackson iu bëri thirrje për qetësi protestuesve. Gjatë një konference për shtyp ajo tha se i biri po lufton për jetën dhe se “nëse ai do ta dinte se çfarë po ndodh në qytet në lidhje me dhunën dhe shkatërrimet, ai do të ishte shumë i pakënaqur”.

29-vjeçari Jacob Blake, baba i gjashtë fëmijëve, u qëllua disa herë ndërsa hapte derën e makinës së tij në rajonin Kenosha. Të paktën një prej plumbave i preku shtyllën kurrizore. Ai ishte i paarmatosur.

Ky është një rast i përsëritur i përdorimit të armëve të zjarrit ndaj qytetarëve afromaerikanë të paarmatosur. Më herët, vdekja e afroamerikanit George Floyd më 25 maj të këtij viti në Minneapolis, solli protesta dhe trazira që zgjatën disa javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button