fbpx

5 truket që duhet të dini para se të zgjidhni këpucët me taka

Nga dëshira e madhe që po blejmë këpucë të reja me taka, ne nuk marrim parasysh disa karakteristika që duhet të kenë një palë këpucë, por shohim vetëm anën e jashtme të tyre. Provojmë nëse është numri ynë dhe kaq mjafton për të “ndarë mendjen” se janë këpucët e duhura, shkruan Class.

Por disa truke do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë me taka.

1 – Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet

Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpucët e duhura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

2 – Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe

Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.

3  – Gjatësia e takës

Nëse doni që këpuca të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante, sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.

4 – Koha kur blini këpucë

Këpucët duhen blerë pasdite, pasi këmbët janë paksa më të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t’i ndjeni pak të shtrënguara.

5 – Hapësira ku i provoni

Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close