Erdogan paralajmëroi: Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi

Presidenti turk, Erdogan, nuk tërhiqet nga pretendimet e vendit kundrejt Greqisë për më shumë territore në hapësirën detare të Mesdheut Lindor. Kreu i shtetit kërcënon Athinën se do ta pësojë nëse vijon të përshkallëzojë tensionet me Ankaranë, transmeton OraNews.

Turqia i ka rritur tonet ndaj Athinës duke refuzuar kompromisin për territoret në Mesdheun Lindor, ndërsa ka ftuar aleatët e huaj të mos testojnë durimin e Ankarasë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, kremtoi të mërkurën përvjetorin e betejës me bizantinët që do i hapte rrugën krijimit të perandorisë osmane.

Duke iu referuar Greqisë, ai tha se vendi ende nuk kanë mësuar asgjë nga historia, dhe vijon të përsëritë padrejtësitë dhe sjelljet prej pirati ndaj Turqisë.

“Turqia do bëjë gjithçka për të fituar njohjen e të drejtave të saj në Detin e Zi, në Egje dhe në Mesdhe. Nuk do bëjmë lëshime, dhe nuk do ketë kompromise për atë që na takon sepse nuk po pretendojmë interesa, territor dhe as sovranitetin e ndonjë vendi tjetër.”

Komentet vijnë pak ditë pasi Turqia njoftoi zbulimin e një rezerve të madhe gazi natyror në Detin e Zi.

Vendi ndodhet gjithashtu në konflikt me Athinën për vendimin për të zbuluar hidrokarbure në një hapësirë territoriale të Detit Mesdhe të pretenduar nga të dyja palët.

Presidenti Erdoan akuzoi Greqinë se fshihet pas Bashkimit Europian për të ruajtur privilegjet e veta.

“Jemi gati të bëjmë ç’të jetë e nevojshme në kuptimin ushtarak, politik dhe ekonomik. Ftojmë palën tjetër për qëndrime racionale dhe për të shmangur gabimet që do e shkatërronin. Nëse do ta pësojë keq, le të na dalë përballë, e po s’pati kurajë, të na hapë rrugën.”

Berlini të martën, 25 gusht, dërgoi kryediplomatin e saj për të ndërmjetësuar mes palëve, por Ankaraja tha se në gabim është Athina ndaj nuk pranon dialog me parakushte.

Ndërkaq të mërkurën, 26 gusht flotat detare dhe ajrore të Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë nisën manovrat të përbashkëta në jugun e ishullit të Qipros.

Manovrat dyditore synojnë të tregojnë mbështetjen që gëzon Greqia për sa i përket tensioneve në Mesdheun Lindor, ndërsa të enjten dhe të premten, në një takim informal të ministrave të Jashtëm të BE-së, Athina pritet të kërkojë sanksione kundër Ankarasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button