Libi, regjistrohen rastet më të larta ditore me COVID-19

Qendra Kombëtare e Libisë për Kontrollin e Sëmundjeve sot ka njoftuar se janë zbuluar 553 raste të reja të koronavirusit, shkalla më e lartë ditore deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë, qendra tha se ka regjistruar edhe shtatë vdekje dhe 40 shërime në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vendin e Afrikës Veriore arriti në 11.834, përfshirë 210 vdekje dhe 1.152 shërime.

Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 ka marrë jetën e thuajse 820.000 personave në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button