Është arrestuar Nefi Useini, është në paraburgim

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, është në paraburgim në Ohër, konfirmojnë nga MPB. Gjithashtu është arrestuar dhe vëllai i tij, njofton Portalb.mk.

Useinit i është caktuar paraburgim prej 8 ditëve më 20 gusht, pasi që SPB Ohër ka dorëzuar padi penale kundër tij për veprat penale dhunë dhe armëmbajtje pa leje për incidentin me qytetarin e Ohrit, Spire Topallovski.

Topallovski fillimisht deklaroi se është rrahur me pistoletë përpara djalit të tij, por më pas e ka ndryshuar deklaratën dhe ka thënë se i është dukur se ka parë pistoletë, a Useinin e ka mik.

Jo-zyrtarisht, në Prokurori ka incizime nga incidenti, ku shihet se Useini ka armë në dorë dhe e ka goditur Topallovskin përpara syve të djalit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button