Universiteti i Kembrixhit në vjeshtë fillon studimet klinike të vaksinës kundër Kovid-19

Universiteti i Kembrixhit në vjeshtë planifikon të fillojë studimet klinike të vaksinës së tij të mundshme kundër Kovid-19, pasi për këtë projekt mori 1,9 milion paund nga qeveria britanike, shkruan Mia.mk.

Gjatë zhvillimit të vaksinës, shkencëtarët nga Kembrixhi përdorën sekuencat gjenetike të të gjitha llojeve të njohura të koronavirusit për të përmirësuar reagimin imunitar të trupit të njeriut, i cili, sipas tyre, mund të shmangë efektin negativ të reagimit imunitar hiperinflamator.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të zhvillojmë vaksinë që do të mbrojë jo vetëm kundër SARS-KoV-2, por edhe nga koronaviruset e tjera të lidhura që mund të transmetohen te njerëzit nga kafshët”, tha një nga shkencëtarët e përfshirë në zhvillimin e vaksinës së mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button