fbpx

Rastet me COVID-19 në mbarë botën rriten në mbi 24 milion

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 24.061.216 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.955.728 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.674.176), India (2.234.474), Rusia (966.189), Afrika e Jugut (613.017), Peru (607.382), Meksika (568.621), Kolumbia (562.182), Spanja (423.224), Kili (400.985) dhe Irani (363.363).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 261.194.

Pas shfaqjes për herë të parë në WuhanKinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën, ku deri më tani jetën e kanë humbur 823.513 persona. Ndërkohë, 16.608.605 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa vazhdojnë ende trajtimin 6.629.098 raste aktive.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close