Melania Trump bën thirrje për unitet mes racave

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump ka bërë një lujte të ndjerë për unitet mes racave në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë në konventën e Partisë Republikane.

“Ndalni dhunën dhe plaçkitjen”, ka thënë ajo, derisa protestat kundër dhunës policore janë duke vazhduar.

Ajo u ka bërë thirrje amerikanëve që të ndalojnë supozimet që bazohen vetëm në racë dhe të reflektojnë sinqerisht në historinë e SHBA-së, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ka thënë Melania Trump?

Zonja e Parë – që dukej mrekullueshëm si gjithmonë – mbajti fjalimin kryesor të të martës para një audience të vogël, duke përfshirë bashkëshortin e saj, në të famshmin “Rose Garden” të Shtëpisë së Bardhë.

“Sikur të gjithë ju, unë kam reflektuar për trazirat racore në vendin tonë. Është një realitet i ashpër që ne nuk jemi krenarë për pjesë të caktuara të historisë tonë. Unë ju inkurajoj që të fokusoheni në të ardhmen duke mësuar nga e kaluara”.

“Unë ju bëj thirrje njerëzve që të bëhen bashkë në mënyrë të cvilizuar ashtu që ne të mund të punojnë dhe të jetojmë sipas idealeve tona amerikane. Unë gjithashtu ju kërkoj njerëzve që të ndalin dhunën dhe plaçkitjen që po bëhet në emër të drejtësisë dhe asnjëherë të mos bëjnë supozime bazuar në ngjyrën e lëkurës së një njeriu”.

Konventa e të martës filloi me një lutje për 29 vjeçarin Jacob Blake që u vra të dielën në Wisconsin, pasi policia e qëlloi disa herë me armë në shpinë.

Në fjalimin e saj, zonja Trump tha se bashkëndjen me të gjithë amerikanët që janë të shqetësuar nga shpërthimi i koronavirusit që ka marrë më shumë se 178,000 jetë në SHBA.

“E di se shumë njerëz janë në ankth. Disa ndihen të pafuqishëm. Dua që ta dini se nuk jeni vetëm”, ka thënë ajo derisa e ka cilësuar bashkëshortin e saj [Donald Trump] si “një njeri që nuk ka sekrete se si ndihet për gjëra të caktuara”.

“Sinqeriteti është ajo që ne si qytetarë meritojmë nga presidenti jonë. Ju pëlqen ose jo, ju gjithmonë e dini se çfarë mendon ai”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button