Ahmeti: Edhe një vit po të zgjasë qeveria, 100 ditët e fundit kryeministri do të jetë shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin e sontëm Klik Plus në TV21 deklaroi se varësisht nga jetëgjatësia e qeverisë, në 100 ditët e fundit kryeministri do të jetë shqiptar, transmeton MIA.

“Kuptoni filozofinë e BDI-së, sepse ne duam të ndodhë kjo si që ndodhi me kryetarin e Parlamentit. Pas katër vjetësh edhe kryeministri shqiptar do të urohet dhe mbështetet nga të gjithë. Në çdo situatë edhe një vjet me zgjat kjo qeveri, 100 ditët e fundit do të jetë kryeministri shqiptar i propozuar nga BDI”, tha Ahmeti.

Ai u shpreh se i vetmi që e ka uruar për fitoren e 15 korrikut ka qenë kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ndërkohë i pyetur se pse liderët e partive tjera shqiptare, si Ziadin Sela, Afrim Gashi e Bilall Kasami nuk e kanë uruar, Ahmeti  tha se një pyetje e tillë, “duhet adresuar personave të lartpërmendur dhe jo
atij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button