Rezultat i gabuar për 3.700 suedezë për shkak të gabimit në pajisjen

Rreth 3.700 persona në Suedi, morën rezultat të pasaktë se janë pozitivë me koronavirus, për shkak të gabimit në pajisjen e testimit për Kovid-19, që mbërriti nga Kina, njoftoi sot Agjencia e Shëndetit Publik, transmeton MIA.

Sipas agjencisë, pajisjet e kompanisë BGI Genomiks (BGI Genomics) nuk mund të bëjnë dallimin në mes nivelit shumë të ulët të infeksionit me koronavirus dhe rezultatit negativ.

“Furnizuesi duhet të rregullojë performacën e kërkuar për të përdorur këtë test”, tha Karin Tegmark Visel, drejtuese e Sektorit të mikrobiologjisë së agjencisë.

Ajo shtoi se e njëjta pajisje për testime ishte eksportuar edhe në vendet e tjera, por nuk dha detaje të tjera.

Suedia kumtoi se rezultatet e gabuara kishin pak efekt në statistikat mbi numrin e personave të infektuar me koronavirus në vend.

Agjencia kumtoi sot se, nga fillimi i pandemisë, në Suedi janë konfirmuar 86.891 raste të koronavirusit, ndërsa 5.814 persona kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button