Tribunë publike – Na nevojitet Sallë e re universale

Qyteti i Shkupit sot në QRK organizoi tribunë për planet e ardhshme për Sallën universale. Qëndrimet e veta i paraqitën përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe kulturore, shoqatave të qytetarëve nga sfera e kulturës, sportit, arkitekturës, organizues të festivaleve dhe manifestimeve kulturore që janë mbajtur në Sallën universale, transmeton MIA.

Pjesëmarrësit kryesisht debatuan për atë se çka i nevojitet Qytetit të Shkupit si objekt, si Sallë universale në 20 vitet në vijim. Moderuesi i tribunës, këshilltari në Qytetin e Shkupit, Vasko Llazarevski informoi se në këtë moment nga Qyteti i Shkupit po shqyrtohen tre opsione për të ardhmen e Sallës universale, Opsioni i parë është rindërtimi i sallës së njejtë në vend të njejtë. I dyti është ndërtimi në lokacion të ri me zgjidhje të propozuar të parkut në hapësirën e tanishme dhe i treti është rindërtimi i Sallës së vjetër universale dhe ndërtimi i një salle të re.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov potencoi se e tërë kjo filloi nga konkursi për Sallën universale, i cili, siç tha, mua ndoshta më kushton pikë politike. Konsideron se ai nuk ka të drejtë si Petre Shilegov dhe si kryetar i Qytetit të sjellë vendime autonome pa u shterë të gjitha argumentet për jetën kulturore në qytet, jo vetëm për Sallën universale. Sipas tij, sjellja e vendimit për infrastrukturën kulturore në qytet, posaçërisht pas mungesës së një objekti fondamental siç është Salla universale do të jetë fati i këtij qyteti në 30 deri 50 vitet e ardhshme.

Ai potencoi se Salla universale si objekt është punë serioze emotive për të gjithë ne, për kulturën e vendit, posaçërisht për pop kulturën e vendit në 50 vitet e fundit. Në mesin e dobësive të Sallës universale, siç theksoi, është ajo që nuk mund të zgjerohet në lokacionin që është sepse në afërsi ka hotele, garazhë në kate… Informoi se më datë 28 të këtij muaji përfundon konkursi për zgjidhje ideore për rregullim të hapësirës së mundshme nëse vjen deri te rrënimi në lokacionin ekzistues dhe do të hapet konkurs për restaurim të Sallës universale.

“Kam sjellë vendim lokacioni. E kam marrë të drejtën e kryetarit të Qytetit dhe dëshiroj që sall e re koncertale të jetë tek serrat e tanishme të NP “Parqe dhe gjelbërime”. Ky është vendim i imi si lokacion definitiv. Nëse hyhet në ndërtim të një objekti të ri multimedial, i cili do të ketë skenë të vogël, skenë të madhe, qendër kongresesh dhe kur do të bashkohen të gjitha, do të duhet ta quani Sallë universale sepse do të ketë brenda veprimtari universale. Sipas bindjes sime duhet të jetë triumf i arkitekturës së vendit. Hapësira lejon të ndërtojmë simbol të qytetit”, sqaroi Shilegov.

Shtoi se këtu mund të zgjidhet problemi me skenë verore, me hyrje në Parkun e Qytetit, që tani nuk e ka. Shilegov tha se dëshiron deri vonë në vjeshtën e këtij viti të ketë pasqyrë për të gjitha aspektet, të sillet vendim në mënyrë që të hyhet në buxhetimin shtetëror për vitin 2021. Komunat nuk ndërtojnë, por menaxhojnë me sallën.

Drejtori i Qendrës rinore kulturore (QRK), Ruse Arsov tha se nuk ka të ndërtuar qëndrim definitiv për këto tre zgjidhje të ofruara. Konsideron se duhet të gjendet kompromis dhe të dëgjohet mirë qëndrimi dhe mendimi i të gjithë persona të tjerë profesionistë. Përkujtoi se Salla universale tashmë pesë vite është jashtë funksionit, ndërsa më shumë se rreth dhjetë vite nuk merr pjesë në memorien kulturore. Konsideron se urgjentisht na nevojitet hapësirë e re kulturore, sallë e re në mënyrë që mysafirët të priten ashtu siç duhet.

Robert Allaxhozovski, ish-ministër i Kulturës, punonjës shumëvjeçar i kulturës dhe koordinues nacional për zhvillim të bashkëpunimit kulturor ndër resorësh, theksoi se vizioni i ofruar i kryetarit të Qytetit për lokacion të ri dhe hapësirë të re është e guximshme dhe vizionare dhe duhet të mbështetet.

Martin Panovski nga Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë e përsëriti qëndrimin e tyre se Salla universale është simbol i solidaritetit nga tërmeti, objekt pa kurfarë përmirësimesh, rindërtimesh, sendërtimesh.

“Salla universale është simbol i solidaritetit siç është tani, por a i nevojitet opinionit kulturor një objekt i tillë – sigurisht që jo. Në qytet dhe në shtet urgjentisht duhet të ndryshojë mendimi për hapësirën. Ne me këtë Sallë
universale, e cila është shkatërruar, i edukojmë fëmijët tanë për kulturë të keqe urbane. Ky objekt nuk guxon të mbetet gjatë kohë i këtillë, sepse Salla universale për ne arkitektët dhe për arkitekturën e vendit nuk ka rëndësi”,
theksoi Panovski.

Në tribunë folën Mirko Popov nga MPG Kolektiv, FIlip Avramçev, drejtor i Sallës universale, Oliver Bellopeta nga Xhaz Festivali i Shkupit, arkitekti Angell Sitnovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button