Timoshenko është pozitive në koronavirus dhe është në gjendje kritike

Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko e cila ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, është transferuar në mjekim intensiv dhe është në gjendje kritike, transmeton MIA.

“Për fat të keq, akoma nuk kemi lajme të mira. Gjendja e Julija Vladimirovna akoma është e vështirë. Nga nata e kaluar, ajo është duke pranuar terapi në trajtimin intensiv sipas protokollit për mjekimin e Kovid-19”, informoi
zëdhënësja e saj Marina Soroka në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo para dy ditësh e konfirmoi se Timoshenko është pozitive në koronavirus dhe se është dërguar në spital me ethe.

Ajo është politikania e parë ukrainase e infektuar me koronavirus.

Timoshenko dy herë ishte kryeministre e Ukrainës nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button