Trump: Chad Wolf do të emërohet në krye të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se sekretari në detyrë Chad Wolf do të emërohet për të përmbushur postin në krye të Departmentit të Sigurisë Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chad ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne e vlerësojmë shumë shërbimin e tij”, shkroi Trump në llogarinë e tij në twitter.

Wolf u emërua sekretar në detyrë nëntorin e kaluar.

Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë, një mbikëqyrës i pavarur i kongresit, në fillim të këtij muaji vendosi se emërimi i sekretarit në detyrë, Wolf, ishte i pavlefshëm, sepse departmenti nuk ndoqi procedurat e duhura pas dorëheqjes së ish-sekretarit, Kirstjen Nielsen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button