Dy persona janë lënduar në aksidentin në autostradën Tetovë – Shkup

Dy persona janë lënduar më lehtë në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 16 në autostradën Tetovë – Shkup, informojnë nga policia e Tetovës, transmeton MIA.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradës disa kilometra nga pika pagesore Zhelinë, ndërsa në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete të pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit dhe “mercedes” me regjistrim nga Gjermania. Gjatë
përplasjes janë lënduar dy persona një bashkëudhëtare në “golf” dhe një bashkëudhëtar i “mercedesit”. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar për mjekim shtëpie, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë e nëpunësve policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button