Filipçe: Me kohë do të kemi qasje në vaksinat kundër Kovid-19, kur do të jenë në dispozicion

Do të kemi qasje në kohë kur vaksina kundër Kovid-19 të jetë në dispozicion. Furnizimi për imunizimin e 20 për qind të popullsisë është diçka që aktualisht konsiderohet të jetë sasi e arsyeshme, sipas njohurive aktuale. Ai grup prej 20 për qind të popullsisë përfshin të moshuar, të sëmurë kronikë, fëmijë, etj. Ka grupe rreziku të cilët janë të parët për vaksinim, por natyrisht ne ndjekim njohuritë e reja dhe rekomandimet, transmeton MIA.

Këtë e thekson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për televizionin Klan, në të cilën ai thekson se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 për nevojat e vendit do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe përmes ofertës së marrë tashmë nga Polonia, sasitë e nevojshme për vendin do të blihen përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se akoma nuk është e njohur as sasitë dhe as se si do të zbatohet shpërndarja sipas vendeve.

Sa i përket vaksinave për gripin sezonal, ai thotë se këtë vit, nga numri i zakonshëm i 28.000 vaksinave, do të blihen 40.000 dhe plus 20.000, të cilat do të merren donacion.

“Pra, do të kemi 60.000 vaksina, dy herë më shumë sesa i kemi pasur vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të përfshijë disa grupe rreziku që ne besojmë se duhet të vaksinohen, përfshirë punonjësit shëndetësorë që vendosin ta marrin atë, pasi nuk është vaksinë e detyrueshme. Ne nuk e dimë me siguri nëse do të ketë imunitet të ndërlidhur me të cilin kjo vaksinë do të mbrojë kundër Kovid-19. Vaksina mbron me siguri, pasi është me katërvalentëshe, nga viruset e supozuara të gripit sezonal ose mund të paraqitet formë shumë e butë e sëmundjes, por rekomandohet absolutisht për njerëzit që tashmë kanë sëmundje kronike. Përveç grupeve të rrezikut që do të marrin vaksinën e gripit sezonal falas, do të ketë sasi të caktuara për shitje komerciale”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, Universiteti i Oxford-it thotë se mund ta paraqesë për miratimin vaksinën anti-Covid brenda këtij viti. Ky është edhe synimi i administratës Trump që kërkon miratimin emergjent të vaksinës para zgjedhjeve të nëntorit.

Maqedonia e Veriut do të ndajë buxhet dhe vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë falas, kishte paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e cila punon në vaksinën e Oksfordit “Astra zeneka”. Kemi marrë ofertë nga Polonia që të furnizojë sasi të mjaftueshme edhe për ne, pasi që ne nuk do të kemi mundësi që të bëjmë marrëveshje bilaterale. Definitive, me dy mekanizmat sigurojmë se vaksina do të jetë e qasshme edhe për qytetarët tanë, falas”, thotë Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button