Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit

Banka Popullore ka reaguar ndaj kërkesës së Trifun Kostovskit, i cili kërkoi ndihmë nga të gjithë që Banka Popullore të mos vendos për falimentimin e bankës “Eurostandard”, transmeton Portalb.mk.

“Banka Popullore e ka shkëputur licencën për themelimin dhe funksionimin e Sh.A. “Eurostandard bankës-Shkup, më 12 gusht të vitit 2020”, sqaruan nga BP, duke e arsyetuar vendimin se Banka nuk i ka plotësuar kriteret minimale ligjore për funksionimin e bankës.

BP sqaroi se prej momentit të shkëputjes së licencës, banka e ndal punën dhe nuk është më përgjegjësi e BP.

“Banka Popullore udhëhiqet nga ligjet, duke mbrojtur interesin e qytetarëve”, vlerësojnë nga BP.

Sot, Trifun Kostovski, si aksionar i Eurostandard bankës, përmes thirrjes publike u bën thirrje të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve, të gjitha organizatave qeveritare, joqeveritare dhe fetare, të japin mbështetje që Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta tërheqë vendimin për falimentim të  Eurostandard bankës dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme.

Më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button