Vaksina anti-covid e Oksfordit pritet të paraqitet për miratim brenda vitit, Filipçe pati premtuar se do të jetë falas për qytetarët

Universiteti i Oxford-it thotë se mund ta paraqesë për miratimin vaksinën anti-Covid brenda këtij viti. Ky është edhe synimi i administratës Trump që kërkon miratimin emergjent të vaksinës para zgjedhjeve të nëntorit, transmeton OraNews.

Vaksina eksperimentale kundër COVID-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca mund të dërgohet për miratim para rregullatorëve brenda këtij viti, nëse shkencëtarët do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme nga provat klinike.

Drejtori i Grupit të Vaksinave i Universitetit të Oxford-it Andrew Pollard, i tha radios BBC se e sheh të mundur që vaksina të paraqitet me shpejtësi përpara rregullatorëve që këtë vit, në mënyrë që ata të vlerësojnë të dhënat e mbledhura gjatë provave.

Vaksina e Oxford-it tregoi të dhëna premtuese që në fazën e parë të testimit kur shkaktoi reagimin e sistemit imunitar dhe duke u pozicionuar në krye të garës për të luftuar sëmundjen që ka pushtuar botën dhe gjunjëzuar ekonominë .

Provat klinike për këtë vaksinë zunë titujt kryesorë të medieve globale kur administrata Trump tha se po konsideron miratimin emergjent të vaksinës përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut do të ndajë buxhet dhe vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë falas, kishte paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e cila punon në vaksinën e Oksfordit “Astra zeneka”. Kemi marrë ofertë nga Polonia që të furnizojë sasi të mjaftueshme edhe për ne, pasi që ne nuk do të kemi mundësi që të bëjmë marrëveshje bilaterale. Definitive, me dy mekanizmat sigurojmë se vaksina do të jetë e qasshme edhe për qytetarët tanë, falas”, thotë Filipçe.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian ka përfunduar bisedimet për të siguruar vaksinën antiCOVID-19 që po zhvillohet nga kompania amerikane “Moderna”. Bisedimet parashikojnë arritjen e një marrëveshjeje që i mundëson Komisionit Evropian blerjen e 80 milionë dozave të vaksinës në emër të të gjitha shteteve anëtare të bllokut, me mundësinë e dyfishimit pasi vaksina të rezultojë efikase kundër COVID-19.Moderna është kompania e pestë me të cilën Komisioni ka përfunduar bisedimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button