RMV, Presidenti i dorëzoi në Kuvend vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Stevo Pendarobski, në përputhje me Kushtetutën, sot i dorëzoi pesë vendimet me të cilat ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme në shtet në kushtet e pandemisë së virusit korona, për konfirmim nga ana e Kuvendit”, njoftojnë nga presidenca.

Presidenca sqaroi se këto vendime ishin marrë në periudhën ndërmjet muajit mars dhe qershor të këtij viti, pas propozimit të qeverisë.

Ndryshe, më 18 mars, Pendarovski në një konferencë të jashtëzakonshme e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi im bazohet në nenin 125 të Kushtetues, që jep mundësi të tilla, kur Kuvendi për arsye të ndryshme nuk mund të mblidhet”, e kishte arsyetuar vendimin atë ditë Pendarovski.

Duke filluar që nga 18 marsi, presidenti kishte shpallur pesë herë gjendje të jashtëzakonshme, dy herë nga një muaj, më 15 maj dhe 30 maj gjendja u vazhduar edhe për 14 ditë, ndërsa më 15 qershor ishte vazhduar gjendja e jashtëzakonshme vetëm edhe për tetë ditë.

Asnjëri vendim nuk ishte konfirmuar nga Kuvendi pasi që i njëjti ishte i shpërndarë dhe për atë nuk mund të mblidhej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button