Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për luftimin e koronavirusit

Spanja tha se do të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të luftuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se qeveritë rajonale do të ndihmohen nga rreth 2,000 ushtarë.

Ai tha se evolucioni i epidemisë në Spanjë është “shqetësues”, por shtoi se është ende larg nga situata e mesit të marsit, kur ky vend u fut në një nga izolimet më të rrepta në Evropë.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të fillojë përsëri ta kontrollojë jetën tonë”, tha Sanchez në një konferencë për media, transmeton REL.

“Ne duhet ta marrim kontrollin, që ta thyejmë këtë kurbë të dytë. Frika nuk duhet të na paralizojë dhe të na pengojë”, shtoi ai.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Ajo ka regjistruar mbi 405,000 raste dhe mbi 28,800 viktima.

Në gjithë botën, numri i të prekurve me koronavirus ka kaluar 23.6 milionë.

Prej tyre, mbi 814,000 kanë vdekur dhe mbi 15.3 milionë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button