Nxënësit e shkollave të mesme në takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse për zbatimin e mësimit

Përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ua kanë prezantuar raportet me gjendjen e hollësishme me Kovid-19 në shtet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në takim, siç theksohet, përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme i prezantuam kërkesat e nxënësve, prej të cilëve pjesa më e madhe tashmë janë në planin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për fillimin e vitit shkollor.

Kjo para së gjithash ishte lëndë e diskutimit është periudha e implementimit të protokolleve të caktuara, për të cilat Komisioni insistoi të implementohen në mënyrë etapore, në pajtim me gjendjen epidemiologjike në vend, informojnë nga Ministria.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para nxënësve të shkollave të mesme e shpjegoi procesin e vendosjes dhe lirimit të masave restriktive në pajtim me të gjitha masat për parandalim mbi bazë të analizave dhe rekomandimeve profesionale të Komisionit në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe prindërve.

Në takimin e të dyja palëve u angazhuan të vazhdojnë me komunikim intensiv, me qëllim që organizimit të mirë dhe implementimit të masave për zbatimin e mësimit në vitin e ardhhsëm shkollor. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë të interesuar për bashkëpunim me të gjithë faktorët, komunikimi i përbashkët vazhdon edhe më tej, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button