Taravari: Konfliktet brenda BDI-së ishin të trilluara, për të defokusuar opinionin

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social Facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit brenda BDI-së. Sipas Taravarit konfliktet brenda BDI-së, kanë qenë të trilluara për të defokusuar opinionin nga premtimi për kryeministrin shqiptar.

“Konfliktet brenda BDI-së ishin të trilluara, për të defokusuar opinionin shqiptarë në RMV, për mosrealizimin e premtimit të vetëm të tyre në kēto zgjedhje parlmentare, KM shqiptar”, shkruan Arben Taravari në Facebook.

Ndryshe, gjatë periudhës së kaluar në BDI ka pasur debat të ashpër për zgjedhjet kadrovike në qeverinë e re. Disa degë të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button