Afrikë, rastet me COVID-19 arrijnë shifrën afro 1.2 milion

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë tani janë afër shifrës 1.2 milionë ndërsa numri i vdekjeve është afër 28 mijë, bënë të ditur Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 është 1.195.297, përfshirë 27.783 vdekje dhe 921.783 të shëruar.

Afrika e Jugut është rajoni më i goditur me 652.400 raste dhe 14.100 vdekje.

Një shumicë e madhe e këtyre infeksioneve dhe vdekjeve, 611.500 raste dhe 13.200 vdekje, janë raportuar vetëm në shtetin e Afrikës së Jugut.

Me 142.200 infeksione, Afrika Veriore është e dyta për sa i përket rasteve me COVID-19, e ndjekur nga 126.300 në Afrikën Perëndimore, 67.400 në Afrikën Lindore dhe 42.300 në Afrikën Qendrore.

Pandemia ka marrë jetën e së paku 8.100 personave në Afrikën Veriore, 2.500 në Afrikën Lindore, 2.300 në Afrikën Perëndimore dhe 1.000 në Afrikën Qendrore.

Vendet më të goditura në këto rajone janë Egjipti i Afrikës Veriore me 97.500 raste, NigeriaAfrikën Perëndimore me 52.500, EtiopiaAfrikën Lindore me 42.100 dhe KameruniAfrikën Qendrore me 17.500 infeksione.

Javën e kaluar, CDC e Afrikës nisi një fushatë për të kryer 20 milionë teste të COVID-19 në të gjithë kontinentin deri në nëntor.

Në të gjithë botën, COVID-19 ka marrë jetën e pothuajse 813.500 personave në të paktën 188 vende dhe rajone që nga dhjetori i kaluar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button