Sonte hapet edicioni i pestë i “Xhez Fest”-it në Tetovë

Edicioni i pestë i “Xhez Fest 2020” në Tetovë fillon sonte me performancën e Sasho Popovski -Trio. Festivali tre ditor do të mbahet në skenën e hapur në oborrin e shkollës së muzikës “Todor Skalovski- Tetoec”.

“Hapja e festivalit do të jetë me Sasho Popovski-Trio, që paraqet një bashkëpunim midis tre muzikantëve më të mirë nga Maqedonia: Sasho Popovski- kitarë, Ivan Bejkov- kontrabas, Viktor Filipovski- daulle. Në këtë koncert, publiku do të ketë mundësinë ta dëgjojë albumin e tyre Fallen Land”, informoi Lejla Halimi Lumani, një nga organizatoret e festivalit.

Nesër do të performojë Setstat bend nga Shkupi, ndërsa natën e fundit me 27 gusht është parashikuar për Vlashent Sata Bend nga Shqipëria. Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 20:00. Hyrja është falas. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button