Ivanovska për kontrollin e pronës së gjyqtarëve: S’kemi njerëz, s’jemi të lidhur me institucionet, s’kemi softuer, Policia Financiare s’na është përgjigjur

Kryetarja e Komisionit për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë që kontrolli i gjendjes pronësore të gjykatësve shkon me ritëm të ngadalësuar për shkak se kanë numër të reduktuar të punonjësve, nuk janë të lidhur me institucionet tjera dhe nuk kanë softuer me të cilin mund të bëjnë zgjedhje objektive të gjykatësve për kontroll, në reagimin për tekstin “Komisioni për parandalim të korrupsionit nuk e kontrolloi pronën e gjykatësve dhe për atë e akuzoi Këshillin gjyqësor, ndërsa Zdravev u tregoi si mund të bëjnë këtë pa u fshehur mbas tij”, të publikuar dje, shkruan Portalb.mk.

“Të dhënat që janë ndarë me gazetarin janë dhënë në drejtim të sqarimit përse verifikimi i të dhënave nga fletëankesat shkon me ritëm të ngadalshëm dhe për cilat shkaqe KSHPK nuk është në gjendje të japë efekte më të mira lidhur me të njëjtën (numër i vogël i punonjësve, mungesë e lidhjes me institucione tjera, mosekzistim i zgjidhjeve softuerike me të cilat do të bëhet zgjedhje objektive e gjyqtarëve për kontroll). Konkluzionet e paraqitura janë qëndrime të gazetarit, ndërsa jo të përgjegjësve në KSHPK”, thotë Ivanovska.

Më tej, Ivanovska thotë që nuk janë të kënaqur nga të dhënat që i kanë pranuar nga Këshilli gjyqësor.

“E saktë është që nga Këshilli gjyqësor i RMV-së kemi kërkuar të na dërgojnë të dhëna për secilin gjykatës ndërsa që kanë të bëjnë me numrin e lëndëve në punë për 2-3 vitet e fundit, me numrin e lëndëve të zgjidhura për gjykatës për çdo vit, numrin e lëndëve për të cilat për ankesë pranë gjykatës më të lartë janë miratuar vendime tjera nga ato paraprakisht të miratuara, me numrin e ankesave për gjykatës në Këshillin gjyqësor etj., që në bazë të atyre të dhënave të bëjmë zgjedhje objektive të gjykatësve të përfshirë me planin vjetor për kontroll. Të dhënat që i pranuam nga Këshilli gjyqësor nuk i plotësuan pritjet tona, mirëpo kjo nuk donë të thotë që KSHPK do të heqë dorë nga plani i vet dhe që nuk do t’i kontrollojë të dhënat nga fletëankesat e një pjese të gjykatësve”, thotë Ivanovska.

Për kontrollin e fletëankesave të ish kryetarëve të gjykatave, Jovo Vangellovski dhe Vlladimir Pançevski, kryetares së mëhershme të Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska dhe të tjerë, Ivanovska thotë që ende nuk kanë marrë përgjigje nga Policia financiare.

Komisioni për parandalim të korrupsionit, duke e përfshirë kryetaren Biljana Ivanovska, është zgjedhur para një viti e gjysmë, më saktësisht më 8 shkurt 2019. Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni për antikorrupsion paralajmëroi që në vitin 2020 do ta kontrollojë pronën e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Gjykatësit dhe prokurorët publik do të jenë pjesë e planit vjetor për monitorim të gjendjes pronësore për vitin 2020”, thuhet në komunikatën e Komisionit për parandalim të korrupsionit nga 2 dhjetori 2020.

Për pjesën nga teksti i publikuar dje në SDK, “Kryetarja e Komisionit për Parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, konfirmoi që projekti me kontrollim të gjendjes pronësore të gjykatësve ka dështuar dhe për atë e akuzoi Këshillit gjyqësor”, Ivanovska thotë që nuk është e vërtetë dhe që nuk bëhet fjalë për qëndrim të kryetares së Komisionit për parandalim të korrupsionit, por për konkluzion të gazetarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button